E ardhmja e Casemiros është në pikëpyetje. Tifozët duan qëndrimin e mesfushorit, por vendimi i takon vetëm klubit, teksa të reja të rëndësishme vijnë së fundmi. Sipas asaj që shkruhet, Manchester United është i hapur për të shitur futbollistin në afatin kalimtar të verës.
Casemiro mbetet një lojtar kyç për Erik ten Hag në Man United, pasi deri më tani në këtë edicion ka luajtur 20 ndeshje. Gjithnjë sipas mediave të ndryshme në Angli, e ardhmja e brazilianit mund të jetë në Arabinë Saudite, ku dy gjigantët arab Al Hilal dhe Al Nassr kanë shprehur interesim për të.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co