![“Rritja e çmimeve ka rënduar më shumë pensionistët”, Meta: Modeli i kullave dhe narko-ekonomisë e ka çuar në greminë ekonominë 2 rritja e cmimeve ka renduar me shume pensionistet meta modeli i kullave dhe narko ekonomise e ka cuar ne gremine ekonomine](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/rritja-e-cmimeve-ka-renduar-me-shume-pensionistet-meta-modeli-i-kullave-dhe-narko-ekonomise-e-ka-cuar-ne-gremine-ekonomine.jpg)
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se efekti i rritjes në nivel dyshifror i çmimeve dhe veçanërisht atyre ushqimore ka rënduar edhe më shumë pensionistët.
Në një reagim në rrjetet sociale, Meta thekson se ulja e kostos së lartë të jetesës është objektiv kryesor i politikave ekonomike dhe sociale të Partisë së Lirisë
Reagimi:
Efekti i rritjes në nivel dyshifror i çmimeve dhe veçanërisht atyre ushqimore ka rënduar edhe më shumë pensionistët sepse pesha e ushqimeve është 59% e shpenzimeve të tyre mujore. Nëse në vitin 2018, pensioni mesatar ishte sa 31% e pagës mesatare bruto, në vitin 2023 ky raport arriti në 25%. Pra një rënie e ndjeshme. Ulja e kostos së lartë të jetesës është objektiv kryesor i politikave ekonomike dhe sociale të Partisë së Lirisë. Modeli ekonomik së kullave dhe narkoekonomisë e ka çuar në greminë ekonominë e vendit dhe të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co