Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rina Amiri, e Dërguar Speciale e SHBA-së për gratë, vajzat dhe të drejtat e njeriut për Afganistanin.
Presidenti Begaj i shprehu zyrtares së Departamentit të Shtetit falënderime për angazhimin e saj dhe të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për gratë dhe vajzat jo vetëm në Afganistan, por edhe për avancimin e një agjende globale për përfshirjen e grave në proceset e paqes.
Gjatë bisedës, u vlerësua hapja e dyerve nga Shqipëria për të pritur afganët e larguar nga vendi dhe për trajtimin e tyre me dinjitet.
“Ne nuk ofrojmë vetëm strehë, por dhe mundësi për ata që duan të ndërtojnë një të ardhme këtu”, – theksoi Presidenti Begaj, i cili garantoi se Shqipëria si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB, si dhe do të jetë mbrojtëse dhe promovuese e të drejtave të njeriut.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co