Trajneri i Juventusit, Max Allegri u shpreh optimist para ndeshjes ndaj Cagliarit në kampionat.
“Ndaj Cagliarit është një ndeshje shumë e rëndësishme pasi në këtë pikë të sezonit, fitoret vlejn dyfish. Ata janë të fortë në fushën e tyre dhe shënojnë shumë në 15 minutat e fundit, sidomos me zëvendësuesit.
Polemikat e Chiesës? Ashtu ishte momenti, ka pasur episode edhe më të rënda se aq. Federico ka pasur probleme pas dëmtimit, por unë jam i lumtur me atë që ai po bën. Ka ende për të mësuar dhe të kuptojë më shumë veten. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ashtu si edhe Vlahovic.
Objektivi jonë ishte që në mars apo në prill të ishim në garë për objektivat tanë, dhe ashtu është. Jemi në Kupën e Italisë dhe afër kualifikimit në Champions, tani vjen pjesa më e bukur e sezonit, luajm për gjithçka në këto 60 ditë. Të mendojmë vetëm për këtë sezon, më pas shoqëria do të na thotë se çfarë mendon për të ardhmen” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co