Lazio njoftoi mbrëmë rinovimin e sulmuesit, Mattia Zaccagni, një marrëveshje që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029. “S.S. Lazio njofton se kontrata e futbollistit Mattia Zaccagni është zgjatur deri më 30 qershor 2029” – Shkruan klubi kryeqytetas.
Vetë Zaccagni, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet i lumtur që do vijojë të jetë pjesë e ekipit Biancoceleste. “Këtë fanellë e kam veshur që nga 31 gushti 2021 dhe do ta vesh edhe për shumë vite” – ishin disa nga fjalët e lojtarit të postuara në Instagram.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co