Një tjetër aleat për Rusinë? Presidenti i Kolumbisë shpreh interesin për t’iu bashkuar BRICS

nje tjeter aleat per rusine presidenti i kolumbise shpreh interesin per tiu bashkuar brics
nje tjeter aleat per rusine presidenti i kolumbise shpreh interesin per tiu bashkuar brics

Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro ka shprehur interes për hyrjen e vendit të tij në BRCIS, ndërsa homologu i tij brazilian Luiz Inacio Lula da Silva synon të lehtësojë promovimin e kandidaturës së vendit fqinj.

“Presidenti Petro shprehu interesin e Kolumbisë për t’iu bashkuar BRICS si një anëtar i plotë sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa Presidenti Lula e mirëpriti këtë iniciativë, duke u angazhuar për promovimin e kandidaturës së Kolumbisë”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të qeverisë kolumbiane pas bisedimet mes presidentëve brazilian dhe kolumbianë.

BRICS, e themeluar në vitin 2006, u zgjerua për herë të parë në vitin 2011, kur Afrika e Jugut iu bashkua katër vendeve themeluese të Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës. Vendimi për të ftuar gjashtë vende të tjera për t’u bashkuar me BRICS, përfshirë Argjentinën, u mor në samitin e grupit në Johannesburg në gusht 2023.

Megjithatë, Argjentina e refuzoi ftesën për t’u bashkuar në fund të dhjetorit. Pesë anëtarë të rinj (Egjipti, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Etiopia) u bënë zyrtarisht anëtarë të plotë të grupit BRICS më 1 janar 2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →