CEO i Shaktar Donetsk “i mbyll derën” klubit të Serie A për talentin: Tani nuk mjaftojnë as 50 milionë euro!

ceo i shaktar donetsk i mbyll deren klubit te serie a per talentin tani nuk mjaftojne as 50 milione euro
ceo i shaktar donetsk i mbyll deren klubit te serie a per talentin tani nuk mjaftojne as 50 milione euro

Gjatë intervistës së dhënë për London Evening Standard, CEO i Shakhtar Donetsk, Sergei Palkin, foli për Sudakov, mesfushorin e talentuar të skuadrës ukrainase.

“I thashë Napolit se ata mund të afrojnë Sudakov për 50 milionë plus bonuse. Napoletanët ofruan 40 milionë euro. Unë u thashë ta mbyllnin marrëveshjen në atë kohë, përndryshe do ta humbnin këtë mundësi unike. Ashtu ndodhi, tani  50 milionë nuk do të mjaftojnë, ka mjaft ekipe që e duan” – tha Palkin. Sudakov ka dalë nga skuadrat zinxhirë të Shakhtarit dhe këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →