Dani Olmo është një objektiv konkret i Barcelonës për sezonin 2024-25. Aq sa Deco, drejtori sportiv i Barçës, u takua dje me agjentët dhe babanë e mesfushorit 25-vjeçar të Leipzig për të analizuar mundësinë e nënshkrimit të lojtarit.
Olmo ka një kontratë deri në vitin 2027 me Leipzig dhe një klauzolë largimi që vlerësohet në 60 milionë euro. Spanjolli, siç raportoi muaj më parë shefi ekzekutiv i klubit gjerman, dëshiron të largohet nga Bundesliga, kampionat ku mbërriti në janar 2020 nga Dinamo e Zagrebit.
Përveç Barcelonës, në gjurmët e Dani Olmos janë edhe Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Atletico Madrid.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co