![Bardhi përfundon vizitën në ShBA, takim përmbyllës me kongresmenin Robert Aderholt: Sfidat e të gjitha kohëve i kemi tejkaluar me mbështetjen amerikane 2 bardhi perfundon viziten ne shba takim permbylles me kongresmenin robert aderholt sfidat e te gjitha koheve i kemi tejkaluar me mbeshtetjen amerikane](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/bardhi-perfundon-viziten-ne-shba-takim-permbylles-me-kongresmenin-robert-aderholt-sfidat-e-te-gjitha-koheve-i-kemi-tejkaluar-me-mbeshtetjen-amerikane.jpg)
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka zhvilluar takimin përmbyllës të vizitës zyrtare në SHBA me kongresmenin Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri.
Bardhi e ka falënderuar kongresmenin Aderholt që vazhdon të mbetet një zë i fuqishëm në mbrojtje të çështjes shqiptare, duke vlerësuar se interesi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar kërkon domosdoshmërisht ruajtjen e partneritetit strategjik me ShBA.
Postimi i plotë:
Vizitën në Washington DC e përfunduam me një takim falenderues në Kongresin Amerikan me kongresmenin Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri. Kongresmeni Aderholt është një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Interesi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar kërkon domosdoshmërisht ruajtjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sfidat e të gjitha kohëve i kemi tejkaluar bashkë dhe me sukses.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co