Vajza martohet në spital që babai ta shihte para se të vdiste

vajza martohet ne spital qe babai ta shihte para se te vdiste
vajza martohet ne spital qe babai ta shihte para se te vdiste

Kur ishte e vogël, Elizabeth Linde nga Nju Jorku nuk kishte ëndërruar kurrë, si vajzat e tjera të vogla, një martesë përrallash me një karrocë dhe një fustan nusërie.

Ajo që ajo dinte, megjithatë, ishte se do të dëshironte të atin e saj të dashur pranë saj kur të vinte koha për të bashkuar jetën e saj me burrin e zgjedhur.

Kështu, kur babai Stewart u dërgua me urgjencë në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering, i diagnostikuar me mesothelioma malinje, vetëm disa ditë përpara martesës së saj të planifikuar më 4 qershor 2023, vendimi ishte një rrugë e njëanshme për të: Ajo anuloi të gjitha rezervimet që kishte bërë për ceremoninë dhe u martua në dhomën e spitalit të babait të saj më 3 qershor.

Stewart Linde, 56 vjeç, ndërroi jetë dy ditë më vonë dhe vajza e tij thotë sot se nuk mund ta imagjinonte ditën e saj të dasmës pa njeriun që e konsideron fjalë për fjalë shpëtimtarin e saj, pasi e ndihmoi të largohej nga droga. Disa muaj pasi humbi të atin, 31-vjeçarja postoi video të ceremonisë emocionale në llogarinë e saj në TikTok. Pamjet nga spitali u bënë virale, duke mbledhur dhjetëra miliona shikime në ditët e fundit.

Duke folur për New York Post, Elizabeth e përshkroi përvojën e saj të dasmës si diçka “surreale”. “Unë mbaja duart e babait tim. I thashë sa shumë e dua dhe e falënderova për atë që kishte bërë për mua dhe burrin tim”.

Sipas 31-vjeçares, prindërit e saj ishin personat që e ndihmuan atë dhe bashkëshortin e saj të droguar të fillonin një jetë të re dhe të qëndronin “të pastër”. “Ata na morën me vete në shtëpi, më inkurajuan të studioja për infermierinë dhe të merrja certifikatën time. Babai im kujdesej gjithmonë që djali im të kishte një jetë të mirë”, shpjegon e emocionuar Linde për gazetën.

Një ditë para se babai i saj të vdiste, ajo dhe bashkëshorti i saj Devin bënë një gjest tjetër për të treguar mirënjohjen e tyre ndaj 56-vjeçarit. “Babai im kishte tre vajza dhe gjithmonë donte një djalë që ta mbante të gjallë mbiemrin. Kështu që më 4 qershor kërkuam lejen e tij për të marrë mbiemrin ‘Linde’ që djali im të merrte këtë rol”.

Edhe pse një mjedis spitalor sigurisht nuk është ideal për një martesë romantike, Linde beson sot se gjërat shkuan pikërisht ashtu siç duhej. “Ishte një mënyrë e veçantë dhe e bukur për të nderuar babin tim”, tha ajo për gazetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →