Izraeli kundërpërgjigjet, godet një bazë ajrore të Iranit, Teherani: Objektet bërthamore, të sigurta

izraeli kunderpergjigjet godet nje baze ajrore te iranit teherani objektet berthamore te sigurta
izraeli kunderpergjigjet godet nje baze ajrore te iranit teherani objektet berthamore te sigurta

Një raketë izraelite goditi Iranin, bënë të ditur zyrtarë amerikanë për televizionin amerikan CBS News. Mediat shtetërore iraniane citojnë raporte të pakonfirmuara për shpërthime në provincën qendrore të Isfahanit. Fluturimet janë pezulluar mbi disa qytete, thonë mediat shtetërore. Transmetuesi shtetëror iranian IRIB ka minimizuar raportet për një sulm, duke thënë se Isfahani është “i sigurt dhe pa probleme”. Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se tre shpërthime u dëgjuan pranë një baze ushtarake në qytetin qendror të Isfahanit.

Një zyrtar iranian i tha Reuters se nuk kishte sulm me raketa dhe shpërthimet ishin rezultat i aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit. Teherani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli njoftoi se do t’i përgjigjej raketave dhe dronëve iranianë të gjuajtur në Izrael të shtunën mbrëma. Më shumë se 300 dronë dhe raketa u gjuajtën kundër Izraelit nga Irani gjatë sulmit të tij të paprecedentë

Më herët, ministri i Jashtëm i Iranit u zotua përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Teherani do ta bënte Izraelin të “pendohej” për çdo sulm ndaj Republikës Islamike.

“Veprimet legjitime të mbrojtjes dhe kundërmasat e Iranit kanë përfunduar, kështu që regjimi terrorist izraelit duhet të ndalojë çdo aventurizëm ushtarak kundër interesave tona,” tha Hossein Amirabdollahian gjatë takimit të SA mbi situatën në Lindjen e Mesme.

“Nëse regjimi izraelit përdor forcën dhe shkel sovranitetin tonë kombëtar, Republika Islamike e Iranit nuk do të ngurrojë për asnjë sekondë të rikthejë të drejtat e saj duke u kundërpërgjigjur me vendosmëri dhe mjaftueshëm për ta bërë këtë regjim të pendohet për veprimet e tij”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →