Sot protestë para Bashkisë së Tiranës, Tedi Blushi: Kur drejtësia me regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, populli i arreston!

sot proteste para bashkise se tiranes tedi blushi kur drejtesia me regji i amniston dhe i mbron te korruptuarit populli i arreston
sot proteste para bashkise se tiranes tedi blushi kur drejtesia me regji i amniston dhe i mbron te korruptuarit populli i arreston

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme që do të mbahet para Bashkisë së Tiranës.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Blushi thekson se “kur Drejtësia me Regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është populli që i arreston!”.

REAGIMI I BLUSHIT
Sot, EJA EDHE TI, në ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës për të kërkuar shporrjen dhe arrestimin e Pronarit Faktik të inceneratorit të Tiranës dhe Kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj!
EJA EDHE TI për të protestuar kundër vjedhjes papushim të taksave, kundër dhunës dhe përjashtimit social, kundër rrëmbit kriminal të pronave dhe të shembjes antiligjore të shtëpive, kundër ndotjes vrastare të ajrit, kundër zhdukjes së hapësirave të gjelbërta dhe kundër betonizimit të kryeqytetit.
Kur Drejtësia me Regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është POPULLI QË I ARRESTON!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →