Pas pak minutash pritet nisja e protestës së thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës.
Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, duke pasur parasysh që radhën e kaluar, pati tensione, ndërkohë që efektivët nuk lejuan që anëtarët e këshillit bashkiak nga opozita të hynin në bashki.
Gazetari Osman Stafa raporton se forcat policore të angazhuara për këtë protestë janë më të shumta në numër, krahasuar me protestat e para. Ata kanë vendosur kordon para Bashkisë.
Vihet re se në terren është vendosur edhe autobot, që mund të përdoret për qetësimin e situatës nëse ka tensione.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co