“Drejtorët e burgosur të 5D japin urdhra nga qelia”, Këlliçi: Të vendosur t’i shkojmë deri në fund kauzës

drejtoret e burgosur te 5d japin urdhra nga qelia kellici te vendosur ti shkojme deri ne fund kauzes
drejtoret e burgosur te 5d japin urdhra nga qelia kellici te vendosur ti shkojme deri ne fund kauzes

Para Bashkisë së Tiranës u mbajt protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Teatrin, në lidhje me dosjen “5D”.

Në fjalën e tij, Belind Këlliçi u shpreh se  do t’i shkojnë deri në fund kauzës për të cilën janë mbledhur.

Ai shtoi se ditën e djeshme në seancën plenare, deputetët e opozitës kanë denoncuar faktin se drejtoret e arrestuar të 5D, japin urdhra nga qelia për të emëruar të afërmi e tyre në pozicione kyçe.

“Nga shesh sot i jap një njoftim SPAK, që më 25 Prill, Erion Veliaj po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazëm të Tiranës, sepse ky individ si pronar faktik i inceneratorit ka lënë punë pa kryer të cilat do t’i mbyllë më 25 prill në Holandë, së bashku me hajdutët e tij.

Ditën e djeshme keni parë se si nga parlamenti janë bërë denoncime se drejtorët e burgosur të 5D nga qelia japin urdhra dhe vendosin të afërmit e tyre ne pozicione kyce.

Jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj kauze, e cila bëhet për të mbrojtur taksat e qytetit, bëhet në kuadër të transparencëss për fondet publike.

Ju bëj thirrje t’i bashkoheni këtij aksioni, deri në largimin e plotë të një hajduti të kapur, i cili qëndron për vetëm një qëllim, për të vjedhur taksat”, tha Këlliçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →