Është organizuar sot në Berat, në ambjentet e Qendrës Multifunksionale Rinore, Panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punës.
Gqazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se në Panair kanë qënë të pranishëm drejtues të shkollave të mesme arsimore, të shkollave profesionale, biznese të shumta, banka të nivelit të dytë, drejtues tē pushtetit vendor si dhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
Në panair u eksposuan punimet më të mira të nxënësve të shkollës profesionale, të punuara me metal dhe materiale elektrike dhe bizneset e pranishme kishin sjellë ofertat e tyre më të reja të punësimit për të rinjtë, ndërkohë që në një kënd të panairit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ushtrisë, të cilët u konsultuan me të rinjtë në lidhje me benefitet që u ofrohen atyre nëse pranojnë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura Ushtarake. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka folur rreth rëndësisë së këtij panairi, si mënyra më e mirë pêr ti nxitur të rinjtë drejt punësimit.
“Ju përshendesim nga Panairi i dhjetë për edukimin,punësimin dhe trajnimin.Jemi në Qëndrën Rinore të Beratit, ku kemi mbledhur institucionet e ndryshme arsimore,opsionet e ndryshme që kemi për trajnim për pjesën profesionale për të rinjtë, bizneset,pjesën e bankave dhe çdo opsion të mundshëm që ofrojmë për të rinjtë. Ky Panair bëhet në kuadër të informimit të të rinjve shqiptarë. Kemi lëvizur në çdo qytet të Shqipërisë dhe sot jemi në Berat dhe si zakonisht që Berati ka të rinj kaq aktiv dhe kaq të interesuar për të mësuar çdo mundësi që është në dispozicionin e tyre.
Panairi ishte shumë i bukur por pjesa që i bën më të bukur panairet është sigurisht interesi nga të rinjtë dhe ajo çfarë të bën përshtypje në Berat është interesi i lartë që të rinjtë kanë treguar, jo vetëm nga gjimnazet por edhe nga ata që janë pak më të rritur,që janë profesionistë të rinj që vijnë për të gjetur ndoshta atë punën e tyre të re apo për të zhvilluar aftësitë e tyre më tej”-,ka thënë Muzhaqi.
Drejtoresha e Shkollës së mesme Profesionale Berat, Kozeta Nushi,duke folur rreth punimeve të ekspozuara nga nxënësit e kësaj shkolle,ka theksuar se është shtuar mjaft interesi i të rinjve,edhe me mesatare të lartë, për t’u regjistruar pranë kësaj shkolle.
“Nxënësit e Shkollës së mesme Profesionale kanë ardhur në këtë panair me punimet e tyre,kanë zgjedhur disa pjesë karakteristike të punuara në metal dhe punime dore të bëra nga nxënësit e rinj, që aktivizohen vazhdimisht në këto lloj aktivitetesh.Ne duam të tregojmë që nxënësit tanë dalin të aftë nga shkollat profesionale. E veçanta e panairit të sotëm është prezantimi i punimit të Urës së Varur. Është rritur ndjeshëm interesi i nxënësve tanë për tu aftësuar praktikisht pasi ata fokusohen më tepër tek pjesa profesionale”, ka thënë Nushi.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co