Samiti i G7, Blinken akuza Pekinit: Po nxit konfliktin në Ukrainë duke ndihmuar Rusinë

samiti i g7 blinken akuza pekinit po nxit konfliktin ne ukraine duke ndihmuar rusine
samiti i g7 blinken akuza pekinit po nxit konfliktin ne ukraine duke ndihmuar rusine

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha sot se Kina në mënyrë indirekte po nxit konfliktin në Ukrainë duke furnizuar Rusinë me pjesë për industrinë e saj ushtarake.

Në ishullin italian të Caprit, pas takimit të krerëve të diplomacisë së G7, Blinken tha se Kina është “furnizuesi kryesor” i industrisë ushtarake ruse, gjë që “i mundëson Rusisë të vazhdojë agresionin e saj kundër Ukrainës”.

“Nëse Kina dëshiron marrëdhënie miqësore me Evropën … nuk mund të furnizojë palën tjetër që është kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane që nga fundi i Luftës së Ftohtë,” tha Blinken.

Ministrat e Jashtëm të G7 (SHBA, Japonia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Britania dhe Italia) shprehën “shqetësimin e tyre të thellë” për dërgimin e pajisjeve kineze në Rusi, e cila është një ndihmë për “makinerinë ruse të luftës në Ukrainë” – siç cilësohet në deklaratën përfundimtare të takimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →