Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur shqetësim për situatën në Lindjen e Mesme pas sulmit të dyshuar izraelit kundër Iranit.
“Është jetike që konflikti të mos dalë jashtë kontrollit dhe për këtë arsye ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje”, tha sot Stoltenberg në Bruksel.
“Askush nuk mund të përfitojë nga një luftë tjetër në Lindjen e Mesme”, tha ai.
Sipas disa raporteve të mediave, Izraeli kreu një sulm herët në mëngjes në provincën iraniane të Isfahanit në përgjigje të një sulmi të madh me dronë dhe raketa iraniane fundjavën e kaluar.
Sipas gazetës izraelite “Jerusalem Post”, sulmi shënjestroi një bazë ajrore në Isfahan, jo shumë larg objekteve bërthamore iraniane.
Megjithatë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), vendet bërthamore nuk u goditën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co