Policia franceze ka rrethuar ambasadën iraniane në kryeqytet dhe më pas ka arrestuar një person të veshur me “jelek eksploziv” i cili kërcënonte se do të hidhte veten në erë. I dyshuari kërcënonte gjithashtu se kishte një granatë para se të neutralizohej nga forcat speciale anti-terror në zonën ‘16 Arrondissement’ në qendër të Parisit. Ngjarja dramatike nisi sipas autoriteteve pranë kullës Eiffel pak pas orës 11.00 kur personi i dyshuar hyri në konsullatë.
Burime të sigurisë komentonin për mediat: “Burri prezantoi veten në konsullatë dhe më pas kishte hequr pallton për të shfaqur atë që dukej si jelek me eksplozivë. Ai tha gjithashtu se kishte një granatë dhe më pas shtroi një flamur kombëtar në dysheme, duke thënë se kërkonte të merrte hakun e të vëllait”.
Njësitë speciale të sigurisë BRI (Brigada e Kërkimit e Ndërhyrjes) erdhën pas disa minutash dhe izoluan zonën ndërsa ndaluan qarkullimin dhe rrugët e afërta dhe linjen 6 te metrosë së Parisit. Izraeli ka sulmuar një bazë ushtarake në Iran pranë qytetit të impjantit bërthamor të Isfahan, por nuk dihet nëse kjo ka lidhje me ngjarjen në Paris.
Televizionet iraniane thanë se tre dronë izraelitë ishin shkatërruar dhe se dëmet e shkaktuara ishin të vogla. Ngjarja është në zhvillim dhe priten përditësime.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co