“Rajoni është ende në ‘zjarr’”/ Analiza: U shua dëshira për hakmarrje e Iranit dhe Izraelit, apo ende Lindja e Mesme rrezikohet nga lufta masive?

rajoni eshte ende ne zjarr analiza u shua deshira per hakmarrje e iranit dhe izraelit apo ende lindja e mesme rrezikohet nga lufta masive
rajoni eshte ende ne zjarr analiza u shua deshira per hakmarrje e iranit dhe izraelit apo ende lindja e mesme rrezikohet nga lufta masive

Raundi i fundit në rivalitetin më të rrezikshëm të rajonit duket se ka përfunduar, tani për tani.

Izraeli ende nuk e ka pranuar zyrtarisht se sulmi në Iran në orët e para të mëngjesit të së premtes janë kryer prej tij.

Ndërkohë, liderët ushtarakë dhe politikë të Iranit kanë minimizuar, hedhur poshtë dhe madje janë tallur se sulmi nuk kishte asnjë pasojë.

Zyrtarët amerikanë flasin për një sulm me raketa, por zyrtarët iranianë thonë se sulmet, në provincën qendrore të Isfahanit dhe në veriperëndim të Tabrizit, u shkaktuan nga dronë të vegjël shpërthyes.

“Mjetet mikro ajrore të rrëzuara nuk shkaktuan dëme dhe viktima,” insistoi Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian për Agjencinë e lajmeve Tasnim.

Provinca e sulmuar është e famshme për objektin bërthamor të Natanzit, Qendrën e Teknologjisë Bërthamore në Isfahan dhe një bazë të madhe ajrore, e cila u përdor gjatë sulmit të Iranit në Izrael më 14 prill. Është gjithashtu një qendër industriale e fabrikave që prodhojnë dronët dhe raketat balistike që u gjuajtën me qindra në drejtim të Izraelit të dielën e kaluar.

Pra, një operacion i kufizuar duket se ka sjellë një paralajmërim të fuqishëm – se Izraeli ka inteligjencën dhe mjetet për të goditur sipas dëshirës “zemrën” e Iranit.

Heshtja zyrtare e Izraelit i dha liderit të Iranit hapësirë jetike politike. Presidenti Ebrahim Raisi as që i përmendi këto ngjarje të fundit në fjalimet e tij të së premtes.

Për Republikën Islamike, gjithçka ka të bëjë me atë që e quan “Operacioni Premtimi i Vërtetë” – pra sulmi i tij i paprecedentë kundër Izraelit në fund të natës të dielën e kaluar. Ai përshëndeti atë që e quajti “vullnetin e fortë” të vendit të tij.

Irani është krenuar për vite me “durimin strategjik” të tij, politikën e tij për të luajtur një lojë të gjatë në vend që të hakmerret menjëherë dhe drejtpërdrejt ndaj çdo provokimi.
Megjithatë, një armiqësi prej dekadash, e cila më parë kishte luajtur me “luftëra hije” dhe operacione të fshehta, shpërtheu në konfrontim të hapur.

Cilado qofshin specifikat, ka një prioritet më themelor për të dyja palët: parandalimi i sulmeve në tokën respektive.

Për momentin ka një psherëtimë lehtësimi të dëgjueshme në rajon.

Lëvizja e fundit e Izraelit, nën nxitjen e ankthshme të aleatëve të tij për të kufizuar hakmarrjen, ka zbutur tensionin, tani për tani.

Të gjithë duan të ndalojnë një luftë katastrofike gjithëpërfshirëse, por askush nuk ka dyshimin se një gjë e tillë mund të mos zgjasë për shumë kohë.

Rajoni është ende në zjarr.

Lufta e Gazës vazhdon, duke shkaktuar një numër marramendës viktimash palestineze.

Nën presionin e aleatëve të tij më të vendosur, Izraeli ka lehtësuar dërgimin e sasive më të mëdha të ndihmave të nevojshme, por territori i shkatërruar ende është në prag të urisë.
Pengjet izraelite nuk janë liruar ende dhe bisedimet për armëpushim kanë ngecur. Izraeli ende paralajmëron për betejat që do të vijnë në bastionin e fundit të Hamasit në Rafah – ajo që shefat e ndihmës dhe liderët botërorë thonë se do të ishte një tjetër fatkeqësi e patreguar humanitare.

Rrjeti i përfaqësuesve të Iranit në të gjithë rajonin, atë që ai e quan një “Bosht i Rezistencës” që shtrihet nga bastionet e Hezbollahut në Liban përmes milicive të lidhura me Iranin në Irak dhe Siri, deri te Houthitë e Jemenit, janë gati, duke sulmuar çdo ditë.

Në javët e fundit, gjithçka dhe asgjë ka ndryshuar në të njëjtën kohë në ditët më të errëta e më të rrezikshme të rajonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →