Do të përfshihet policia dhe ushtria, presidenti i Ekuadorit shpall gjendjen e emergjencës për të dytën herë brenda pak muajsh, ja arsyeja

do te perfshihet policia dhe ushtria presidenti i ekuadorit shpall gjendjen e emergjences per te dyten here brenda pak muajsh ja arsyeja
do te perfshihet policia dhe ushtria presidenti i ekuadorit shpall gjendjen e emergjences per te dyten here brenda pak muajsh ja arsyeja

Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend, për herë të dytë që kur mori detyrën në nëntor.

E para ishte në janar, me qëllim që të mundësohej një koordinim më i mirë midis ushtrisë dhe policisë për të luftuar krimin.

Më herët gjatë javës, Presidenti Noboa nisi masat emergjente për t’u marrë me krizën energjetike , duke përfshirë ndërprerjet e planifikuara.

Gjendja e jashtëzakonshme këtë herë do të zgjasë 60 ditë. Gjatë kësaj kohe forcat e ushtrisë dhe policisë do të vendosen për të ruajtur infrastrukturën energjetike të vendit, sipas dekretit presidencial.

Për shkak të thatësirës, e cila është pjesërisht për shkak të fenomenit të motit El Nino, nivelet në digat hidroelektrike që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë në Ekuador kanë rënë ndjeshëm .

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →