”Tesla” po kërkon sërish t’i japë shefit Elon Musk marrëveshjen më të madhe të pagave në historinë e korporatave amerikane, me vlerë 56 miliardë dollarë, shkruan BBC.
Kompania e automjeteve elektrike (EV) po u kërkon aksionarëve të votojnë për pagën rekorde të CEO-t të saj, të vendosur për vitin 2018.
Megjithatë, marrëveshja u refuzua në janar nga një gjykatës amerikan i cili e përshkroi atë si “një shumë të pamatur”.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Musk njoftoi planet për të shkurtuar më shumë se 10% të fuqisë së tij punëtore globale.
Në një shënim dërguar stafit Musk tha se nuk kishte asgjë që ai urrente më shumë, “por duhet bërë”.
Tashmë dëmshpërblimi i tij është në qendër të vëmendjes, ndonëse kompensimi i propozuar nuk përfshin as pagë, as bonus.
Në vend të kësaj, marrëveshja e vitit 2018 paraqiste shpërblime të bazuara në rritjen e vlerës së tregut të ”Teslës” në 650 miliardë dollarë gjatë 10 viteve.
Sipas të dhënave, aksionet e kompanisë së automjeteve elektrike tani vlerësohen në 500,36 miliardë dollarë.
Në kohën e vendimit të saj, gjyqtarja me bazë në Delaware, Kathaleen McCormick tha se marrëveshja e pagave ishte e padrejtë për aksionerët.
Vendimi zemëroi Musk, i cili më pas kërcënoi se do të zhvendoste selinë e ”Teslës” nga Delaware në Teksas.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co