Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka marrë pjesë në një takim me simpatizantë demokratë në qytetin e Roskovecit.
Nga atje Salianji ka deklaruar se sa u përket protestave të opozitës, ato janë kundër korrupsionit qeveritar dhe asnjë marifet i drejtuesve politik të Policisë nuk mund të ndalin vrullin qytetar të pakënaqësisë.
[embedded content]
“Janë po këta njerëz problematikë që janë në krye të çdo institucioni publik në këtë vend. Janë njerëz që paguhen nga taksat e qytetarëve, por që kthehen në shërbim të krimit. A nuk ishte Bufi që u kap me zë dhe figurë duke kërcënuar demokratët dhe qytetarët me bukën e gojës për votën? Pse nuk shkon në burg? Sepse ajo është Rama i Roskovecit. Policia e Shtetit turret për të mbuluar korrupsionin qeveritar, por harrojnë se nuk mbjellin dot asnjë frikë.
Protestat janë kundër korrupsionit qeveritar dhe asnjë marifet i drejtuesve politik të Policisë nuk mund të ndalin vrullin qytetar të pakënaqësisë. E keni parë ju se si Edi Rama kërkon prapë mandate të 4-rt, sepse thotë që jam garant i reformës në drejtësi. Po ç’punë ka Edi Rama me reformën në drejtësi? Po pse për këtë u mbështet dhe u trumpetua edhe nga ndërkombëtarët që të jetë Rama ai që urdhëron dhe jep sinjale për reformën në drejtësi”, tha Salianji.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co