Sport

Shehi nuk fsheh lumturinë pas derbit: Ky është Partizani që dua, të luajmë kështu

shehi nuk fsheh lumturine pas derbit ky eshte partizani qe dua te luajme keshtu
shehi nuk fsheh lumturine pas derbit ky eshte partizani qe dua te luajme keshtu

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi u shpreh i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve në derbin e fituar 2-0 ndaj Dinamos.

“Këtë agresivitet, përqëndrim e vlerësim duhet të na shoqëroj në ndeshjet e fundit. Kjo ka çeduar deri tani. Një fitore që vjen në momentin e duhur.

Derbi me Tiranën? Donim të fitonim sot pasi vinim me rezultate jopozitive. Derbi nuk ka rëndësi pozicioni, është derbi.

Ne kërkonim të dilnim superior në mesin e fushës, donim që Maguette të ishte i lirë. Me inferioritetin numerik të kundërshtarit dolëm 4-2-3-1. Sulmuesit dolën sipër, Keko arriti të shënonte. Kur ishim superior po nxitonim pak, po qarkullonim topin shumë shpejt duke shpenzuar shumë energji”, tha Shehi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts