Derbi “ringjall” Partizanin. Të kuqtë u rikthyen yë fitojnë një ndeshje në kampionat pas 4 rezultatesh negative, teksa ekipi i Orges Shehit mundi 2-0 Dinamon.
Pjesa e parë u vendos nga një gol i Bintsouka, i cili dërgoi skuadrën në avantazh në dhomat e zhveshjes. Dalja me të kuq e futbollistit dinamovit, Goudiaby i lehtësoi akoma më shumë gjërat për “Demat”, që gjetën golin e qetësisë me Kekon, në minutën e 70-të.
Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e 3-të me 51 pikë pikë, ndërsa në vendin e pestë është Dinamo me 46 pikë.
Barazim pa gola mes Teutës dhe Vllaznisë. Me këtë pikë, shkodranët shkojnë në kuotën e 52 të tilla-ve në vendin e dytë, sakaq durrsakët në vendin e tetë me 38 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co