Ka ndërruar jete në moshën 76-vjeçare Carl Ëeathers, aktori që luajti boksierin Apollo Creed në filmat ”Rocky”. Weathers ishte një ish-futbollist amerikan, i cili u bë i famshëm falë filmave me Sylvester Stallone.
Duke filluar nga viti 1976 në sagën ”Rocky” ai luajti rolin e një kampioni boksi në peshat e rënda, arrogant dhe i talentuar në ring, rival dhe më pas mik i Balboas.
Weathers u bë një yll aksioni në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980. Përveç katër filmave të parë “Rocky”, ai luajti gjithashtu në filma si “Predator” dhe “Gilmore Girls”.
Së fundmi ai mori pjesë në serialin televiziv Disney “The Mandalorian”, i lidhur me ekskluzivitetin “Star Wars”.
“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Carl Ëeathers. Ai ndërroi jetë i qetë në gjumë. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe bëri një jetë të jashtëzakonshme. Nëpërmjet kontributeve të tij në film, televizion, art dhe sport, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe është i njohur në mbarë botën dhe ndër breza. Ai ishte një vëlla, baba, gjysh, partner dhe mik i dashur”, theksuan familiarët e tij.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co