Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për dy rusët dhe ukrainasin, që sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se Prokuroria ka marrë të pandehur Svetlana Timofeevan, Mikail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov.
Ndaj tyre është ngritur akuza e sigurimit të informacioneve sekrete, me qëllim që informacioni t’i jepet një fuqie të huaj.
Të pandehurit kanë 10 ditë kohë që të kundërshtojnë akuzën e Prokurorisë dhe të paraqesin pretendimet e tyre.
Timofeeva dhe Alpatov prej muajsh janë në gjendje të lirë, ndërsa Mikail Zorin mbahet në arrest shtëpie.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co