Berisha: Rënia e bashkisë së kryeqytetit, fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike dhe rikthimin në pushtet të opozitës

berisha renia e bashkise se kryeqytetit fitorja vendimtare per krijimin e qeverise teknike dhe rikthimin ne pushtet te opozites
berisha renia e bashkise se kryeqytetit fitorja vendimtare per krijimin e qeverise teknike dhe rikthimin ne pushtet te opozites

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, ku ndodhet në arrest shtëpie, ka mbajtur fjalën e radhës përpara mbështetësve. Berisha theksoi se burrat dhe gratë e Shqipërisë, që duan lirinë mbi tiraninë, do të protestojnë përpara Bashkisë së Tiranës, deri në rrëzimin e saj të premten.

Sipas tij, rënia e bashkisë së kryeqytetit është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike dhe rikthimin në pushtet të opozitës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Qytetare dhe qytetarë.

Të rinj, të reja, burra, gra.

Kur ata arrestojnë luftëtarët tanë, secili nga ju duhet të reagojë me forcën më të madhe.

Një për të gjithë, të gjithë për një, kjo është motoja jonë.

Këto ditë që kemi para ta bëjmë natën, ditë, për të përgatitur të premten që vjen, fitoren e madhe.

Rënia e bashkisë së kryeqytetit, rrëzimi i kryehajdutit të saj, nxjerrja e tij nga bashkia është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, rikthimin në pushtet të opozitës.

Ndaj dhe të vazhdojmë ne me guxim të madh, me zemërim të madh, me vendosmëri të palëkundur, betejën tonë.

Betejën e fitores.

Betejën për dinjitetin.

Betejën për qeverinë teknike.

Betejën për zgjedhje të lira.

Betejën për integrimin e Shqipërisë në Europë.

Rroftë Shqipëria, rrofshi ju.

Fitore, fitore, fitore!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →