Dinamo e Zagrebit fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Lokomotivës së Zagrebit, në derbin special ku u aktivizuan plot 6 futbollistë shqiptarë, 4 te Lokomotiva dhe 2 te Dinamo.
Mersinaj dhe Smakaj ishin titullarë në këtë përballje te Lokomotiva, ndërkohë që Kastrati dhe Feta u aktivizuan nga stoli në minutën e 55-të.
Ndërkohë për sa i përket dy shqiptarëve të Dinamos së Zagrebit, si Ademi ashtu dhe Arbër Hoxha, u futën nga stoli. Ademi në minutën e 46-të, ndërsa Hoxha në minutën e 80-të. Golin e fitores për Dinamon e Zagrebit në këtë derbi e shënoi Kulenoviç në minutën e 60-të.
Vlen të theksohet fakti se Dinamo e Zagrebit mban vendin e dytë me 69 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Rijekës, ndërsa Lokomotiva e Zagreb renditet në vendin e 5-të me 44 pikë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co