Tre të arrestuar në Vlorë, ministri Balla: Nxis strukturat e policisë në qarqe që të rrisin vigjilencën për të parandaluar ngjarjet kriminale

tre te arrestuar ne vlore ministri balla nxis strukturat e policise ne qarqe qe te rrisin vigjilencen per te parandaluar ngjarjet kriminale
tre te arrestuar ne vlore ministri balla nxis strukturat e policise ne qarqe qe te rrisin vigjilencen per te parandaluar ngjarjet kriminale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin e policisë së Vlorës, ku u arrestuan tre persona pasi grabitën dy shtetas dhe një pikë karburanti.

Balla shkroi se nxit strukturat e policisë të rrisë vigjilencën për të parandaluar ngjarjet kriminale kundër personit dhe pronës.

Reagimi:

🇦🇱 Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë janë kundërpërgjigjet më të mira ndaj atyre që tentojnë dhe guxojnë të kryejnë të tilla veprime kriminale si dhe rrisin akoma më shumë besimin e qytetarëve të Policia. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për reagimin në kohë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tre autorëve që nën kërcënimin e një arme imituese me silenciator, vodhën lekë e celularë dhe në ikje vodhën dhe xhiron ditore në një karburant. Nxis të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe që të rrisin vigjilencën për të parandalar ngjarjet kriminale kundër personit dhe pronës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →