![“Rrezikohet masakra e 1 mln personave”, Borrell: Po i kërkojmë Izraelit në çdo mënyrë që të mos sulmojnë Rafahun 2 rrezikohet masakra e 1 mln personave borrell po i kerkojme izraelit ne cdo menyre qe te mos sulmojne rafahun](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/rrezikohet-masakra-e-1-mln-personave-borrell-po-i-kerkojme-izraelit-ne-cdo-menyre-qe-te-mos-sulmojne-rafahun.jpg)
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian po i kërkon Izraelit në çdo mënyrë të mundshme që të mos sulmojnë Rafahun, por të mbrojë civilët.
Në fjalën e tij në këshillin e punëve të jashtme të bllokut, sipas transkriptit të publikuar në faqen e tij të internetit, Borrell tha se rreth 1 milion persona do të masakrohen nëse do të ketë sulm nga Izraeli.
“Unë do të insistoj edhe një herë: ka më shumë se 1 milion njerëz, të cilët do të masakrohen nëse do të ketë një sulm nga Izraeli. Pra, ne po insistojmë por ne nuk jemi në komandën e ushtrisë izraelite”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co