“Rruga e amortizuar, na është kthyer në makth”, banorët e Patosit në protestë: Nuk është investuar që prej 1994

rruga e amortizuar na eshte kthyer ne makth banoret e patosit ne proteste nuk eshte investuar qe prej 1994
rruga e amortizuar na eshte kthyer ne makth banoret e patosit ne proteste nuk eshte investuar qe prej 1994

Dhjetëra banorë të Patos – Fshat, në bashkinë Fier kanë dalë paraditen e sotme në një protestë për infrastrukturën e rrënuar dhe shërbimet e munguara bazike që mungojnë prej vitesh.

Protestuesit e grumbulluar në qendër të fshatit me pankarta në duar, pohuan për mediat se rruga e amortizuar është kthyer në një makth për ta, pasi prej më shumë se dy dekadash, gjendja është skandaloze.

Bëhet fjale për një segment rrugor prej me shumë se tre kilometrash, i shkatërruar pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij duke u krijuar vështirësi të mëdha në aktivitetin e përditshëm teksa kanë theksuar se amortizimi i automjeteve është një kosto e shtuar për xhepat e tyre.

Sipas banoreve kjo rrugë nuk njeh investim që nga viti 1994 duke i penguar se tepërmi në përditshmërinë e tyre, ndërsa kane theksuar se pavarësisht neglizhencës së investimeve, braktisja e fshatit nuk ka ndodhur.

Patosi- Fshat numëron rreth 1800 banore të cilët vuajnë jo vetëm mungesën e infrastrukturës, por edhe një sërë shërbimesh te tjera si mungesa e kanalizimeve të ujerave të zeza, e dritave, e rrugëve për të shkuar te tokat e tyre etj. Përballë kësaj neglizhence shumëvjeçare për investime dhe premtimeve boshe, banoret apelojnë për ndërhyrje të shpejtë për rikonstruksionin e kësaj rruge bazike për komunitetin e tyre dhe realizimin e investimeve te munguara.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →