Kryetari i PD Lulzim Basha kërkon mendimin e qytetarëve për programin dhe ekipin e kandidatëve për deputet. Përmes nje video, Basha rendit të korruptuarit dhe të inkriminuarit e qeverisjes se Edi Ramës, ata që janë dënuar, janë arrestuar dhe janë nën hetim.
Në mesazhin e tij zoti Basha thekson se çdo shqiptar e di që kjo qeveri është e korruptuar, shqiptarët duan dhe presin një alternativë të re.
Në postimin që shoqëron videon Basha shkruan:
“Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë.
Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj.
Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”
Kryetari i PD ka bashkëngjitur edhe adresën e -mail: [email protected]. dhe numrin e whatsApp. 00355 69 7039465 ku qytetarët mund të kontribuojnë me propozimet e tyre për programin dhe kandidatët.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co