Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Admeu u shpreh i kënaqur me ritmin e punimeve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Punimet në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ po vazhdojnë me intensitet të madh”.
“Për çdo ditë qëndroj për vizitë në stadium për të ndjekur progresin e punimeve, të cilat tash për tash po kryehen sipas parashikimeve”.
“Në rast nevoje mund të përfshijmë edhe orarin e ndërrimeve – ditë e natë – në mënyrë që të punohet edhe nën dritën e reflektorëve dhe që gjithçka të përmbyllet në afatin e paraparë”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në Instagram.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co