Ky është momenti kur kulla gjigante e televizionit ukrainas shembet dhe një re e madhe tymi ngritet në qiell, pas bombardimeve ruse mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Kulla mbi 150 metra e lartë u nda në dysh sot si pasojë e bombardimeve në Kharkiv, ku rusët sulmuan me aeroplanë luftarakë, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin kullën duke u shembur, dhe tymin që ngritet në qiell pasi goditet nga raketat ruse.
Sipas tij, ky sulm bëri që të ketë ndërprerje të sinjalit dhe telekomunikacionit në mbarë qytetin. Në anën tjetër punonjësit e televizionit ishin strehuar më herët në bunkerë.
Kjo bëri që të mos ketë pasoja në staf, pasi sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore ishin aktivizuar më herët.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co