Një provë për një shfaqje ushtarake në Malajzi përfundoi në tragjedi kur dy nga helikopterët e marinës pjesëmarrëse u përplasën në ajër dhe u rrëzuan, duke vrarë të 10 personat në bord.
Siç shihet edhe në videot që kanë regjistruar momentin e aksidentit, njëri nga dy helikopterët goditi helikën e pasme të tjetrit duke i bërë ata të dalin jashtë kontrollit dhe përfundimisht të rrëzohen.
Sipas BBC, aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Lumut, ku ndodhet një bazë detare. Një nga dy helikopterët HOM M503-3 me shtatë persona u rrëzua në një fushë, ndërsa i dyti, një Fennec M502-6 me tre pasagjerë, u përplas në një pishinë në zonë.
At least 10 people k1lled when two military helicopters collided midair in Lumut, #Malaysia. pic.twitter.com/gR45qrwjVZ
— Arthur Morgan (@ArthurM40330824) April 23, 2024
Siç njoftoi marina e Malajzisë, “të gjithë pasagjerët e dy helikopterëve humbën jetën dhe trupat e tyre janë dërguar në spitalin bazë Lumut për identifikim”.
Just In :
2 military helicopters crash after mid-air collision in #Malaysia, killing all 10 people on board pic.twitter.com/uKiut8MZ27— Prashant Pandey (@tweet2prashant) April 23, 2024
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co