![Rama bën bilancin: Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes 2 rama ben bilancin me shume se 210 mije femije kane perfituar bonusin e bebes](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/rama-ben-bilancin-me-shume-se-210-mije-femije-kane-perfituar-bonusin-e-bebes.jpg)
Që prej vitit 2019, programi i Bonusit të Bebes ka mbështetur prindërit që kanë sjell në jetë fëmijët e tyre. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bën me dije se më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të këtij programi të qeverisë.
Edhe në buxhetin e këtij viti, MSHMS vijon të financojë Programin e Bonusit të Bebes me një vlerë prej 2.2 miliardë lekë në mbështetje të familjeve që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri.
Me anë të bonusit të bebes mbështeten familjet shqiptare në masën 40 000 lekë për lindjen e foshnjës së parë, në masën 80 000 lekë për foshnjën e dytë dhe 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co