Zhduket 12-vjeçarja nga Peja, shkoi në shkollë dhe nuk e kthye më

zhduket 12 vjecarja nga peja shkoi ne shkolle dhe nuk e kthye me
zhduket 12 vjecarja nga peja shkoi ne shkolle dhe nuk e kthye me

Një vajzë 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Rastin në Polici e ka raportuar babai i saj.

Sipas tij, ajo të hënën ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti thuhet se është duke u hetuar.

Ndërkohë në raportin e Policisë thuhet se edhe në Prizren një burrë që vuan nga probleme të shëndetit mendor, është raportuar i zhdukur.

”Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se xhaxhai i tij që vuan nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →