Presidenti turk thotë se nuk mendon se grupi palestinez Hamas do të largohet nga Katari, ku janë vendosur disa nga liderët e tij politikë.
Rexhep Tajip Erdogan, i cili i bëri komentet para gazetarëve ndërsa kthehej nga një vizitë në Irak, tha se nuk kishte dëgjuar asnjë shenjë se Katari dëshironte që grupi t’i jepte fund pranisë së byrosë së tij politike në Doha.
“Ajo që është e rëndësishme nuk është se ku janë udhëheqësit e Hamasit, por situata në Gaza,” tha Erdogan.
“Sinqeriteti që ata, pra Katari dhe Hamasi kanë mes tyre, qëndrimi i tyre ndaj tyre, ka qenë gjithmonë si një anëtar i familjes. Në periudhën e ardhshme, absolutisht nuk mendoj se është e mundur që ata të ndryshojnë këtë qasje”, tha Erdogan.
Presidenti turk u pyet për këtë çështje pasi disa raportime mediatike sugjeruan se Hamasi mund të largohej nga vendi i Gjirit, por Majed al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, tha sot nuk ka asnjë arsye për t’i dhënë fund pranisë së zyrës së Hamasit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co