Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë vendim për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi.
Siç raporton sot Koha.net, Këshilli ka nxjerrë vendim përmes së cilit rekomandon pezullimin e profesorit të dyshuar për ngacmim seksual.
Rekomandimi i Këshillit të Etikës do t’i shkojë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, i cili pritet të vendosë për përfundimisht rreth këtij propozimi. Profesori i UP-së po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual.
Krasniqi, i cili është profesor i matematikës në Fakultetin e Edukimit, ka dëshmuar të hënën para Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës. Profesori i ka hedhur kategorikisht poshtë akuzat për ngacmim seksual të mbi 25 studenteve.
Ai ka thënë se studentet e kanë bërë denoncimin për shkak të dështimit për të kaluar provimin. Ai ka thënë se “të gjitha shprehjet në ankesë janë shpifje”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co