Pr/ligji për shëndetin riprodhues dhe abortin, krerët e institucioneve fetare: E dëmshme! Mund të krijojë industri riprodhimi. Gruaja shihet si skllave

pr ligji per shendetin riprodhues dhe abortin kreret e institucioneve fetare e demshme mund te krijoje industri riprodhimi gruaja shihet si skllave
pr ligji per shendetin riprodhues dhe abortin kreret e institucioneve fetare e demshme mund te krijoje industri riprodhimi gruaja shihet si skllave

Krerët e institucioneve fetare në vendin tonë, të ftuar në rubrikën Opinion në News 24 të moderatores Ola Bruko, kanë komentuar projektligjin për shëndetin riprodhues dhe abortin.

Krerët e institucioneve fetare në vendin tonë deklaruan se ligji në fjalë mund të krijojë industri riprodhimi dhe lë hapësirë për kriminalitet. Ata shtuan se ky projektligj e sheh gruan si skllave.

Kreu i Katekizmit të Kishës Ortodokse Miron Çako: Është fenomen me shumë probleme sociale e shoqërore. Natyra dhe Zoti e ka bërë gruan si mrekulli. Ligji e sheh gruan si objekt riprodhues. Kështu në këtë formë lind një fëmijë në mënyrë mekanike. Njerëzimi e ka zgjedhur me abortim. Ne përshëndesim arritjet e shkencës, por disa prej arritjeve shkaktojnë probleme. Kjo është industri riprodhimi. Femra nuk është makinë riprodhuese. Gruaja është nëna e fëmijës. Ndonjëherë burri e shikon nënën surrogate ndoshta me sy tjetër, duke nënvlerësuar gruan e tij dhe kjo prish familjen. Ne nuk bëjmë objekte, ne lindim njerëz. Ka fëmijë që mallkojnë nënat kur ata lindin nga nënat surrogate.

Dom Mark Pashkja: Kisha ka për qëllim rritjen e dinjitetit të njeriut. Ky ligj ka shumë aspekte katastrofike. Këtu flitet për abortin. Këto fenomene shiten si të drejta, por se janë dhunime të njeriut. Krijohet fushë e gjerë e shfrytëzimit ekonomik. Gruaja dëmtohet nga ana shëndetësore e shfrytëzohet ekonomikisht. Kjo shkatërron konceptin e familjes. Kjo metodë mund të bëjë që edhe çiftet homoseksuale të kenë një fëmijë. Kjo do sjellë që fëmija rritet në një ambient aspak të shëndetshëm. Amësia surrogate ka pasoja shkatërrimtare.

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra: Ky ligj do të kishte pasoja të tmerrshme. Europa po afrohet drejt një plakje të frikshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →