“Është i dëmshëm, por siguron vota”/ Gara për Shtëpinë e Bardhë, ja qëndrimi i Trump dhe Biden për kanabisin

eshte i demshem por siguron vota gara per shtepine e bardhe ja qendrimi i trump dhe biden per kanabisin
eshte i demshem por siguron vota gara per shtepine e bardhe ja qendrimi i trump dhe biden per kanabisin

Marijuana është një nga çështjet e rralla për të cilën duket se pajtohen amerikanët e ndarë përgjatë vijave partiake. Anketat e opinionit publik tregojnë se 88% e amerikanëve mbështesin të paktën legalizimin e pjesshëm të kësaj droge. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, mbështetësit e legalizimit të kanabisit thonë se asnjëri kandidat për Shtëpinë e Bardhë nuk ka shprehur një qëndrim të qartë për marijuanën, pavarësisht ndryshimit të opinionit të publikut ndaj kësaj çështje.

Rreth tre të katërtat e amerikanëve jetojnë në shtete ku lejohet përdorimi i marijuanës për qëllime mjekësore. Gjysma e popullsisë jeton në shtete ku lejohet konsumi i saj. Por sipas ligjit federal, marijuana është e paligjshme dhe klasifikohet në të njëjtën kategori me heroinën dhe LSD, si drogë pa përdorim mjekësor dhe që abuzohet.

Por mbështetja e lartë e votuesve amerikanë për ndryshimin e ligjit për marijuanën, e bën këtë çështje një mundësi të mirë për kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump, kryesisht mes votuesve të rinj, thotë Scotty Smart me grupin e angazhimit qytetar “New Georgia Project”.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë politikën dhe ndikimin e saj në jetën e tyre të përditshme. Kanabisi është një çështje që tërheq vëmendjen e të rinjve.”

Caroline Phillips, themeluese e Festivalit Kombëtar të Kanabisit, thotë se Presidenti Biden dhe zoti Trump nuk kanë bërë sa duhet për këtë çështje.

“Të dy ata kanë diçka të përbashkët, një qëndrim lakueshëm dhe në rritje. Të dy administratat kanë bërë premtime që nuk i kanë përmbushur plotësisht”.

Nën Presidentin Biden, Departamenti i Shëndetësisë rekomandoi vendosjen e marijuanës në listën e drogave më të lehta dhe ndryshimin e klasifikimit të saj në vend që ta bënte të ligjshme.

“Politika aktuale e Shtëpisë së Bardhë për marijuanën mbetet paksa e paqartë. Kanë lënë të kuptohet se do ta bëjnë të ligjshme përdorimin por megjithatë nuk kemi parë veprime që mbështesin premtimet e tyre”, thotë Caroline Phillips.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Donald Trump tha se “ndoshta” do të mbështeste përpjekjet për t’u dhënë fund kufizimeve federale për marijuanën dhe përgjegjësia ligjore të kalonte tek shtetet. Por Kongresi nuk miratoi ndonjë legjislacion të tillë.

Vitin e kaluar në një intervistë për rrjetin “Newsmax TV”, zoti Trump tha se “studimet tregojnë se marijuana është e dëmshme por nga pikëpamja e votave, është shumë popullore”.

“Qëndrimi i zotit Trump për kanabisin ka qënë tejet i luhatur. E kemi dëgjuar të thotë se ata që shesin drogë të paligjshme duhet të burgosen apo madje të dënohen me vdekje. Një retorikë e frikshme. Por ai ka falur të burgosur që janë dërguar në qeli në lidhje me marijuanën”, thotë Caroline Phillips, me Festivalin Kombëtar të Kanabisit.
Qëndrimi i votuesve amerikanë ndaj marijuanës ka ndryshuar. Një anketë e vitit të kaluar nga organizata Gallup tregonte një mbështetje prej 70% për legalizimin e saj. Kjo shifër pothuajse është dyfishuar që nga viti 2000. Morgan Fox është drejtor politik në Organizatën Kombëtare për Reformën e Ligjeve të Marijuanës.

“Kjo është një çështje që ka një rëndësi në rritje për votuesit, kryesisht të rinjtë. Çdo kandidat, qoftë për Shtëpinë e Bardhë, apo Kongres, do të rrezikojë mbështetjen nëse lënë pas dore çështjen e legalizimit të marijuanës”.

Votuesit e rinj shpresojnë që administrata e Presidentit Biden të ndërmarrë veprime për marijuanën përpara zgjedhjeve të nëntorit./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →