Hadroj stërvitet me grupin, mungesa e një lojtari rëndon ende te Partizani

hadroj stervitet me grupin mungesa e nje lojtari rendon ende te partizani
hadroj stervitet me grupin mungesa e nje lojtari rendon ende te partizani

Partizani nisi dje përgatitjet për ndeshjen e së dielës kundër Tiranës, derbi i fundit i sezonit të rregullt. Të kuqtë do të kërkojnë me patjetër një fitore për të synuar vendin e dytë, teksa shpresojnë në një ndalesë të Vllaznisë në javët e mbetura.

Me afrimin e fundit të sezonit te Partizani është përmirësuar edhe situata sa i përket dëmtimeve. Dje pjesërisht me grupin është stërvitur Andi Hadroj, i cili sipas planit të deritanishëm pritet të jetë në fushë të dielën në “Air Albania” në orën 19:00. Edhe Adnard Mehmeti është tashmë tërësisht i gatshëm dhe në gjendje për të nisur nga minuta e parë nëse trajneri Shehi do ta shohë të nevojshme.

Mungesat do të jenë dy. David Atanaskoski ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe është i pezulluar, teksa Altin Bytyçi vijon rikuperimin e dëmtimit në ligament. Pavarësisht se seancat rikuperuese kanë shkuar shumë mirë dhe janë në fazën finale, mbrojtësi kërkon ende kohë për tu rikthyer në stërvitje të plotë e më pas në ndeshje.

Mbrojtësi u dëmtua në nëntor dhe numëron rreth pesë muaj nga operacioni, çka janë pak për një dëmtim kaq të rëndë dhe të vështirë për tu rikuperuar. Ai ishte titullar absolut deri në momentin kur u dëmtua, teksa as tani pas disa muajsh nuk mund të themi se Partizani ka arritur ta mbulojë me sukses mungesën e Bytyçit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →