![Meta në Shkodër: Nuk i druhem arrestimit nga SPAK. Dumani duhet ta kishte prangosur Agaçin prej shumë kohësh 2 meta ne shkoder nuk i druhem arrestimit nga spak dumani duhet ta kishte prangosur agacin prej shume kohesh](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/meta-ne-shkoder-nuk-i-druhem-arrestimit-nga-spak-dumani-duhet-ta-kishte-prangosur-agacin-prej-shume-kohesh.jpg)
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal këtë të martë në qytetin e Shkodrës, prej nga ku deklaroi se përpara Konventës që do të mbahet më 27 prill nuk pret asnjë befasi nga askush, përfshirë edhe SPAK-un. Ai shtoi se nuk i druhet arrestimit nga SPAK, ndërsa vijoi akuzat ndaj kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.
Nga Shkodra Meta pati edhe një mesazh për ndërkombëtarët, të cilët sipas tij i janë kundërvënë pas akuzave të tij ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Meta tha se është gati të bëjë koalicion me Sali Berishën, ndonëse ky i fundit është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe që prej dhjetorit të vitit të shkuar ndodhet nën masën “arrest shtëpie”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co