Ka luajtur me Egnatian dhe Vllazninë, Imeri sheh rrogozhinasit në finale

ka luajtur me egnatian dhe vllaznine imeri sheh rrogozhinasit ne finale
ka luajtur me egnatian dhe vllaznine imeri sheh rrogozhinasit ne finale

Dueli Vllaznia-Egnatia në kuadër të takimit të dytë gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë pritet me shumë interes nga të dyja ekipet, që kërkojnë të shkojnë në finale. Skuadrat që kanë rivalizuar këtë sezon edhe në kampionat do të diskutojnë një biletë për të tentuar trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Demir Imeri, i cili ka luajtur me të dyja ekipet, shprehet se Egnatia, e ndihmuar edhe nga rezultati i takimit të parë do të arrijë të shkojë në finale. Fantazisti shqiptar thekson se kualiteti i rrogozhinasve do të bëjë diferencën në fushën e lojës. Lojtari që aktivizohet tek Andijoni në Uzbekistan shprehet se do të jetë një ndeshje e luftuar, ku spektakli dhe dëshira për të dhënë maksimumin nuk do të mungojë.

Sipas Imerit, Egnatia dhe Vllaznia janë dy ekipet që kanë performuar më mirë në këtë sezon dhe për të kjo është një finale e parakohshme e Kupës. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut theksoi se rrogozhinasit kanë bërë një sezon fantastik, që fantazisti nuk e kishte imagjinuar. Sipas Demir Imerit, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova do të mund të rikonfirmohet fituese në Kupën e Shqipërisë dhe se ka shanset ideale për të ngritur lart titullin kampion.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →