Sky News: Izraeli shkatërroi varrezat masive në spitalin e Gazës

sky news izraeli shkaterroi varrezat masive ne spitalin e gazes
sky news izraeli shkaterroi varrezat masive ne spitalin e gazes

Izraeli ka mohuar akuzat se ka varrosur palestinezët në një varr masiv, pas zbulimit të më shumë se 300 trupave në oborrin e një spitali në Rripin e Gazës. Karima al-Ras shkoi në varrin masiv në spitalin Nasser në Khan Younis për të kërkuar djalin e saj Ahmad. “Kam humbur djalin tim dy muaj më parë”, tha 55-vjeçarja për Sky News. “Unë shkova për të parë varrin e tij, [izraelitët] e morën nga varri i tij. Kam kaluar dy muaj e gjysmë duke e kërkuar”. Punëtorët palestinezë i nxorën trupat nga varri dhe i shtrinë në tokë, të mbuluar me çarçafë të bardhë ose pëlhurë blu.

Për tre ditë, Karima i kërkoi. Më në fund ajo e gjeti djalin e saj, duke e njohur fillimisht nga plagët e tij – një e shtënë me armë në këmbë dhe një hapje në stomak – pastaj nga tiparet e tij; mjekrën dhe flokët e tij. “Ky është djali im, instinkti im, biri im”, tha ajo. “Unë e dua Ahmedin. Ahmedi është shpirti im.” Zbulimi i qindra trupave në oborrin e spitalit Nasser bëri që qeveria e Hamasit të akuzonte Izraelin për gërmimin e varreve “për të fshehur krimet e tij”.

OKB thotë se po heton pretendimet se disa prej trupave kishin duart e lidhura dhe ishin zhveshur nga rrobat. Të martën, forcat e armatosura izraelite i përshkroi akuzat si “të pabaza”, por pranuan largimin e trupave për inspektim dhe “kthimin e tyre në vendin e tyre”. Analiza e imazheve satelitore dhe mediave sociale tregon se si dhjetëra trupa u varrosën në varre masive gjatë rrethimit disajavësh të spitalit nga Izraeli dhe se si këto varre u shkatërruan më pas me buldozë ndërsa Izraeli pushtoi kompleksin.

Izraeli filloi rrethimin e spitalit në fund të janarit, pasi pretendoi se luftëtarët e Hamasit po e përdornin atë si bazë. Më shumë se 10,000 palestinezë ishin strehuar atje në atë kohë, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës , së bashku me 300 staf dhe 450 pacientë. Në pamundësi për të transportuar trupat në varrezat aty pranë, stafi i spitalit shpejt filloi t’i varroste të vdekurit në mjediset e spitalit. Më 22 janar, ministria e shëndetësisë e Gazës tha se stafi ishte detyruar të varroste 40 trupa në një varr masiv në oborrin e spitalit. Më 27 janar, ministria tha se 150 ishin varrosur atje. Pamjet e ngarkuara më 26 janar tregojnë dhjetëra trupa të varrosur në varre të improvizuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →