Një zyrtar i lartë i Hamasit tha në një intervistë me gazetën e Katarit Al-Arabi Al-Jadid me bazë në Londër se organizata u shpreh e gatshme që të lironte 40 pengje izraelite në fazën e parë të marrëveshjes dhe jo 20 siç pretendonte Izraeli.
Zyrtari shtoi se numri i pengjeve ende gjallë është dukshëm më i lartë se 20, megjithëse numri i saktë nuk mund të thuhet.
“Hamasi po mban 30 oficerë dhe agjentë të Shin Bet, të cilët u kapën më 7 tetor dhe janë nën një siguri jashtëzakonisht të lartë”, tha zyrtari.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co