Denaj nga Lushnja: Bashkëpunimi rajonal në bujqësi forcon ekonominë rurale dhe rrit sigurinë ushqimore për konsumatorët

denaj nga lushnja bashkepunimi rajonal ne bujqesi forcon ekonomine rurale dhe rrit sigurine ushqimore per konsumatoret
denaj nga lushnja bashkepunimi rajonal ne bujqesi forcon ekonomine rurale dhe rrit sigurine ushqimore per konsumatoret

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, vizituan “Ditët e Bujqësisë 2024”, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit që u çel sot në qytetin e Lushnjës.

Nxitja e bashkëpunimeve të reja në bujqësi, rrjetëzimi i fermerëve dhe ekspertëve të sektorit me marka ndërkombëtare dhe me aktorët kryesorë të cilët ndikojnë zhvillimin e sektorit, ishin disa nga pikat që u theksuan në këtë aktivitet.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u shpreh se panairi “Ditët e Bujqësisë”, në këtë edicion bën bashkë mbi 90 biznese bujqësore e prodhues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania dhe më gjerë.

“Një bashkëpunim rajonal, por njëkohësisht për të kuptuar që mes nesh marrëdhëniet e vendeve dhe komunikimi i bizneseve është i rëndësishëm për ne si politikëbërës për të operacionalizuar jetën e tyre pa barriera, pa vështirësi dhe pa burokraci”, u shpreh Ministrja Denaj.

Sipas Ministres, eksportet në Shqipëri kanë njohur rritje nga viti në vit.

“Unë jam shumë e lumtur që për këtë 3-mujor të parë të vitit 2024 në krahasim me 2023-shin, kemi një rritje me 11.6% dhe besoj që ky trend do të vijojë. Ne nuk mund t’a mendojmë ofertën ushqimore vetëm të nxitur nga eksportet. Sot oferta ushqimore për konsumin e brendshëm e tejkalon presionin për eksporte me gati 1.5 herë, pasi jo vetëm numri i turistëve ka ardhur eksponencialisht në rritje dhe këtë vit parashikohet që të jetë 14 milionë turistë për Shqipërinë, por edhe vetë konsumi i brendshëm shqiptar bën një presion për të prodhuar”, tha Denaj në fjalën e saj.

Sipas Denaj, detyra jonë si ministri e Bujqësisë dhe e gjithë vendeve të rajonit është që të ofrojmë politika se si kjo siguri ushqimore të jetë e qëndrueshme, e zhvilluar dhe me kosto optimale.

“Mbi të gjitha dëshirojmë që të gjithë të ushqehen shëndetshëm, por njëkohësisht të përballen me sfidat që ndryshimet klimatike na ofrojnë dhe do të jenë gjithnjë e më të vështira në të ardhmen”, tha Denaj, duke iu referuar raportit të Bankës Botërore, i cili parashikon në vitin 2100 mund të jemi përpara një sfide shumë më të rëndësishme se sa siguria e sotme ushqimore, ku gati 40% e ushqimit mund të jetë e munguar, prandaj çdo hektare tokë e rajonit tonë është i çmuar dhe prandaj bashkëpunimi është i vyer.

Sigurisht që ministria jonë dhe shumë ministri të vendeve të rajonit, shtoi Znj. Denaj, fokusin nuk e kanë vetëm tek prodhimi në zinxhirin ushqimor, por tek ndërlidhja në atë që është zinxhir vlerash me sektorët e tjerë.

Ministrja  Denaj  vlerësoi rolin e partnerëve  si SVG, BERZH, GIZ, Risi Albania.

Në stendën e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u prezantuan 14 prodhues të vajit të ullirit, mjaltit, bimëve medicinale dhe fruta-perimeve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →