5 gola, 3 të shënuar, 2 të pësuar, një tjetër fitore me përmbysje, një tjetër sfidë ku Tirana gabon, por këtë herë arrin dalë me pikë të plota. Përballë Kukësit, ekipi i Ahmatajt e gjeti vetën dy herë në dizavantazh, por dy herë arritën të përmbysin rezultatin duke treguar forcë karakteri. Bardheblutë shfaqën sërish probleme në prapavijë ku pas vetëm 15 minutash, Salami kapi të papërgatitur mbrojtjen e Tiranës duke kaluar Kukësin në avantazh.
Festa e verilindorëve nuk zgjati shumë pasi Latifi në minutën e 28-të përfitoi nga një gafë e portierit Tafas dhe me kokë barazoi shifrat në 1-1. Në të 39-tën, Dragoshi me një goditje në kufijtë e zonës së rreptësisë u tregua i saktë duke rikthyer Kukësin në avantazh.
Në fraksionin e dytë, në minutën e 69-të, Tirana fitoi një 11-metësh. Nga pika e bardhe e penalltisë, Abazaj u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 2-2.
Tirana kishte kontrollin total të lojës, ndërsa shpërdoruan disa raste të pastra deri në 89-të, ku Patrik fitoi një 11-metërsh. Po vetë, nga pika e bardhë e penalltisë, Patrik u tregua i saktë duke realizuar golin e tretë dhe të fitores për Tiranën. Debuton me humbje në stolin e Kukësit, Emiljano Çela.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co