A do të pranohet kërkesa për të marrë leje për t’u betuar? Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Fredi Belerit

a do te pranohet kerkesa per te marre leje per tu betuar gjykata e larte shqyrton sot rekursin e fredi belerit
a do te pranohet kerkesa per te marre leje per tu betuar gjykata e larte shqyrton sot rekursin e fredi belerit

Mbahet sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, dalë nga zgjedhjet e 14 majit.

Ky i fundit ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca gjyqësore është parashikuar që të nisë në orën 13:30. Ndërkohë nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i gjykatës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co