Policia në Korçë njofton se një 29-vjeçar, duke drejtuar makinën e tij, ka goditur me makinë derën e pediatrisë në Spitalin e Korçës.
Sipas efektivëve, pas kësaj i riu është larguar. Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e të riut.
“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi me automjetin që drejtonte, dyshohet se ka dëmtuar derën e pediatrisë të spitalit Korçë dhe më pas është larguar”, njofton policia.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co